×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ditën e parë të Ramazanit, i falet gjaku familjes së personit që aksidentoi të riun në Gjilan

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 15:43

    Një aksident i ndodhur me datën 10 prill i kishte marrë jetën të riut Debatik Huruglica nga Gjilani.


    Ai teksa po ngiste motorin e tij, ishte përplasur për tokë nga një makinë,dhe fatkeqësisht nuk kishte arritur t’i përballonte plagëve të marra transmeton IndeksOnline.

    E për këtë ngjarje të rëndë që shuajti jetën e një të riu, sot dy familjet janë parë bashkë. Familja Huruglica në ditën e parë të muajit të shenjt Ramazan, në prani të prijësve fetar i ka falur gjakun familjes së personit nga Ferizaj e i cili e shkaktoi këtë aksident.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!