×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ditën e parë të shkollës, Haradinaj premton përmirësimin e sistemit arsimor

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 11:54

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor i ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.


    “Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, ka shkruar ai.

    Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës.

    “Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin”.

    Postimi i plotë:

    Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë.

    Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin.

    Urime e qoftë një rinisje e mbarë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!