×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ditën e Pavarësisë së Ukrainës Hill jep një mesazh: “Nuk mund të lejojmë fqiun të sulmojë fqiun”

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 13:47

    Mu në rastin e ditës së pavarësisë së Ukrainës, ambasadori serb në Beograd, Christopher Hill, u shpreh se “nuk mund të lejojmë më që fqiu të sulmojë fqiun”, transmeton “Reporteri.net”.

    “U bënë gjashtë muaj që kur bota u ballafaqua me të qënit në dijeni që një vend, Rusia, sulmoi fqiun e saj”, tha Hill në një deklaratë të shkruar.

    Ukraina nuk lejoi të okupohen territoret e saj, tha Hill.

    “Trimëria e tyre flet në favor të faktit se njerëzit luftojnë më fuqishëm e më me sukses për diçka që është e tyre, se sa që luftojnë për diçka që po ua marrin dikujt”, tha diplomati amerikan.

    “Këtë lloj agresioni nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ambasadori. “Nuk mund të lejojmë situata kur fqiu sulmon fqiun”.

    “Qëndrimi në anën e Ukrainës kundër Rusisë në këtë moment na vendos të gjithëve në anën e duhur të historisë, sepse është e sigurt se Ukraina do të triumfojë”, tha ambasadori amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!