Një konflikt banal ka ndodhur ndërmjet dy vëllezërve dhe djemve të tyre në fshatin Zabel i Ulët i Drenasit, shkruan Reporteri.net.
Një shtyllë elektrike është bërë shkas që vëllezërit bashkë me djemtë e tyre të rrihen me tërkurk e të gjuhen me gurë e tjegulla, shkruan Reporteri.net.
Nga ky sherr banal sipas policisë janë lënduar të gjithë pjesëmarrësit në në konflikt.
Një burim i Reporteri.net në Policinë e Kosovës në Drenas ka treguar se dy vëllezërit dhe djemtë e tyre, që të gjithë emra të njohur për redaksinë janë rrahur dhe e kanë kërcënuar njëri-tjetrin se pasi të kthehen nga mjeku do t;I korrin me automatik.
“Pas marrjes së deklarative nga të dyshuarit kemi kuptuar se deri te rasti i lëndimit të lehtë trupor dhe kanosja ka ardhur pasi Sh. SHala kishte bërë një kërkesë në KEDS për vendosjen e rrjetit elektrik në dy shtëpitë e tij. Në momentin kur i dyshuari I.Shala e kishte vërejtur një bager që është duke hapur vrima, duke pretenduar se është pronë e tij ka shkuar të dyshuari SH.Shala vëllai i tij dhe pas një fjalosjeje mes tyre ka filluar përleshja fizike. Më pas në rrahje janë përfshirë edhe djemtë e SH.SH Gjatë rrahjes janë përdorur mjetë të forta si tërfurk i metalit, gurë e tjegulla”, ka thënë ky burim i Reporterit.
Reporteri mëson përplasja verbale edhe kërcënimet kanë vazhduar edhe në prani të zyrtarëve policor.
“Derisa Policia ka qenë në vendin e ngjarjes, në prezencën e policisë i dyshuari F. Shala dhe dhe vëllau V.Shala kanë kanosur axhën e tyre duke i thënë se sa të kthehemi nga mjeku do të korrim me autormatik”, ka thënë burimi.
Reporteri.net mëson se ata po mbahen në ndalim për 48 orë në stacionin në Drenas./Reporteri.net