×
  • Lajme
  • Lajme / Organizim nga presidentja Osmani

    Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e ftuar edhe presidentja sllovene, Pirc Musar

    Reporteri
    09 Prill 2024 | 20:49

    Më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Forumi do të organizohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë foru është ftar edhe presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

    “Kemi nderin që ta mirëpresim Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila i bashkohet edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani!”, ka njoftuar Presidenca në platformën X.


    Osmani ka njoftuar se forumi kësaj here do të trajtojë tema nga qëndrimi kundër dhunës seksuale gjatë luftës deri tek çështjet klimatike.

    Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbahet më 15 dhe 16 prill

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!