×
  • Lajme
  • Lajme

    Në fundjavë, qytetarët mund të vaksinohen edhe në aeroportin “Adem Jashari”

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 17:08

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në fundjavë do të vaksinojë qytetarët dhe në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari.

    Përmes një njoftimi për media nga MSH-ja, thuhet se atje mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e interesuar duke filluar nga ora 08:00 deri në 16:00.

    “Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar. Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftim.

    Sipas MSH-së, mundësi vaksinimi i është ofruar sot edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame në kohën e faljes së xhumasë.

    “Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë, ndërkohë që po bëhen përgatitjet që brenda disa ditësh të fillohet edhe me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet më tej në njoftimin e kësaj ministrie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!