Ndërsa në vendin tonë temperaturat janë ngritur dukshëm, duket se disa qytetarëve ju ka humbur durimi duke qëndruar veç në shtëpi.
Ndërsa një grup qytetarësh së fundmi organizuan një ndejë te Liqeni i Radoniqit, edhe disa qytetarë në Fushë Kosovë nuk po i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Disa foto që kanë ardhur në adresë të Reporteri.net shihen se si disa burra janë mbledhur para një objekti banesor që gjendet mbrapa lagjes “Dardania”.
Madje siç kane thënë disa banorë të këtij kompleksi banesor, aty banon edhe nënkryetari i komunës së Fushë Kosovë, Fadil Krasniqi. Por kjo duket se nuk i ka “frikësuar” banorët e tjerë të dalin para parkut të banesës të bisedojnë mes vete. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.