×
  • Lajme
  • Lajme

    Në javën e dytë të qeverisjes, Kurti emëron edhe tetë zëvendësministra

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 21:57

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar edhe tetë zëvendësministra të tjerë, duke e çuar totalin e zëvendësministrave në Qeverinë e tij në 11 deri tani.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e kryeministrit.

    Zëvendësministrat e emëruar janë:

    Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

    Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

    Gazmend Salijeviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

    Adnan Rexhepllar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

    Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

    Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

    Avod Djesheviq, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

    Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

    Nga emërimet e zëvendësministrave, emri i Qazim Rrahmanit është më i përfoluri. Ai ka qenë i dënuar për keqpërdorime me para të shtetit. Rrahmani në tetorin e vitit 2018 është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte vërtetuar se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!