Dorëheqja e qeverisë Haradinaj, shkuarja e vendit në zgjedhje, dhe problemet me bërjen e një qeverie të re, kanë bërë që në Kosovë të përmendet pak ose fare taksa e vendosur ndaj Serbisë. Por, në shtetin fqinj nuk e kanë harruar këtë temë, pasi ajo po ndikon çdo ditë në ekonominë e këtij vendi.
Zv.kryeministri dhe ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq u ka thënë mediave serbe, se ekonomia e këtij vendi po 1 milion e 39,000 euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova.
Tutje ai ka theksuar se industria e ushqimit është ajo që ka humbur më së shumti, pasi taksa e ka goditur atë më së shumti gjatë kësaj periudhe, shkruan reporteri.net.
“Në pothuajse 14 muaj nga vendosja e taksës, më pak mallra nga Serbia janë dërguar në territorin e Kosovës, ku para vendosjes së saj, atje për të njejtën periudhë në të kalurën ishin dërguar mallra në vlerë prej 435 milionë euro”, tha Ljajiq për Novosti, duke thënë se mallrat serbe tash në Kosovë janë zëvendësuar me mallra nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia Veriore. /reporteri.net