×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosharen heroike, Policia kap drogë me dron

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 20:57

    Malet e Koshares kanë qenë të njohura nga beteja e lavdishme që u bë gjatë luftës së fundit, mirëpo tani këto bjeshkë po përmenden edhe për të keq.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë Shqiptare kanë kapur hiç më pak se 5 mijë bimë kanabis, transmeton Reporteri.net.

    Siç thotë majori Nexhmi Krasniqi, këto bimë u evidentuan përmes dronit, që u përdor për të marrur pamje në këtë zonë.

    “Ne kjemi përdor edhe dronin në kontrollin e hapësirës ajrore, ku janë gjetur zona ku po kultivoheshin këto bimë”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosovën.

    Ndërkohë, Policia e Gjakovës kanë bërë të ditur se janë duke u marrë me rastin dhe, pas urdhërit të prokurorit, kanë nisur hetimet, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!