Nga data 8 shkurt deri më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22,133 persona të dyshimtë për virusin SARS-CoV-2 apo të njohur ndryshe si koronavirus.
Nga këto testime, 2,268 raste kanë rezultuar pozitive ku 38 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 1,108 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19 janë shëruar, shkruan Reporteri.net.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1,122.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, vazhdimisht është në mbikqëyrje të të gjitha kontakteve të rasteve si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar ata për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast se kanë simptome të virusit.
Gjatë ditës së martë, janë testuar 416 mostra të marra nga Klinika Infektive në QKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teeren me ç’rast janë konfirmuar 75 raste të reja me COVID-19. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.