Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit, por është shembull për imunizimin e fëmijëve.
Sa i përketë vendeve fqinje është raportuar për epidemi të fruthit, Kosova nuk ka epidemi dhe fruthi është nën kontrollë. Kosova është ndër 42 vendet që kanë ndërprerë me sukses përhapjen endemike të fruthit.
Programi i Zgjeruar i Imunizimit është me prioritet të lartë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Kosovë situata epidemiologjike me fruth është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Andaj, apelojmë te të gjithë prindët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familiare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.