×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë paralajmërohet rritja e çmimit të bukës

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 22:48

    Përveç për bukën, është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i produkteve bujqësore. Pensionistët të pakënaqur me vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Për krejt punën që bëhet brenda kësaj furre, është e domosdoshme energjia elektrike.

    E me ngritjen e çmimit të rrymës, u shtuan edhe shpenzimet për këtë biznes në komunën e Lipjanit.

    Prandaj, shitësja Olta Llugiqi nuk e përjashton mundësinë për shtrenjtimin e bukës.

    “Rritja e energjisë elektrike pritet me ndiku negativisht për shkak se na pajisjet i kemi me rrymë elektrike, edhe nëse vazhdon me u rritë çmimi i rrymës atëherë besoj që ka me u rritë edhe çmimi i produkteve”, tha ajo për T7, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Hallet iu shtuan edhe banorëve të fshatit Dobrajë e Madhe.

    Këta thonë se pensioni që e marrin është i pamjaftueshëm për ta përballur një goditje të tillë financiare.

    “Rritja e rrymës ka me ndiku shumë. Sepse çmimet, inflacioni është hyp naltë shumë. Edhe popullata mundet me ardhë deri te rrezikimi i xhepit, i parasë”, thotë njëri qytetar.

    Ndërkaq në fshatin Gllanicë toka po punohet me të madhe.

    Por, goditje për banorët që merren me bujqësi ishte ky vendim i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike.

    Nga 1 prilli Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike vendosi që të ngrit çmimin e energjisë elektrike për 15 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!