×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë sot protestohet nga ballkonet kundër politikanëve

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 10:37

    Një protestë jo e zakonshme është paraparë të ndodhë në orët e mbrëmjes së sotme, ku pritet që qytetarët të dalin nëpër ballkonet e tyre për të bërë zhurmë.


    Krejt ky organizim ka nisur në rrjetin social Facebook, ku është bërë një grup prej mijëra personash, shkruan Reporteri.net.

    Arsyeja për protestën e vecantë, sipas organizatorëve, janë politikanët e Kosovës. Sipas tyre, në vend se të jenë të bashkuar kundër coronavirusit, ata po krijojnë “drama dhe pasiguri.

    “Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandmie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës. Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit”, thuhet në njoftim.

    Organizatorët iu kanë dhënë edhe disa detaje atyrë që janë të interësuar për protestën e sotme. Ajo do të nis në orën 20:00 dhe do të zgjas 5 minuta.

    “Më 19 mars përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora ‪20:00 për 5 minuta në të gjithë Kosovën po krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë) për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas i Kosovës”, thonë ata.

    Ndryshe, dje LDK-ja tha se do të nis mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, për shkak të shkeljes së marrëveshjes që ky i fundit bëri me shkarkimin e Agim Veliut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!