39 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 669.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik gjersa ka njoftuar edhe për 21 të shëruar.
Në mesin e të infektuarve është edhe një fëmijë 2 vjeçar nga komuna e Istogut, shkruan Reporteri.
Kështu ka bërë të ditur, Drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Mujë Osmanaj.
“Nga 24 të testuar sot në Istog një pozitiv në covid-19(fëmi 2 vjeç) që lutemi ta kalojë me sukses!
Vazhdoni me qëndrim në shtëpi dhe respektim të masave tjera!
Bashkiadalim#”, ka shkruar ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.