Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit Mirusha, përkatësisht në kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës.
Sasia e peshkut të ngordhur duke të jetë mjaftë e madhe, përderisa nuk dihen shkaqet e kësaj këtij incidenti.
Me të marrë informacionin për ngordhjen masive të peshkut në pjesën e Ujëvarave të Mirushës, në vendngjarje kanë dalë inspektorët komunal të Malishevës, njësitë policore dhe shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”.
Inspektorët komunal, kanë marrë mostrat e ujit dhe të peshkut, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht inspektorët e departamentit të ujërave.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngordhjes së peshkut, ndërsa dhjetë muaj më parë, por në pjesën e epërme të rrjedhës së lumit Mirusha, kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.