×
  • Lajme
  • Lajme

    Në momentin e fundit ndryshon fluturimi i presidentit Thaçi

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 16:13

    Ishte planifikuar që presidenti Hashim Thaçi të arrijë në Aeroportin “Rinas” të Tiranës në orën 15:00, por duket se tashmë ky plan ka ndryshuar.


    Burime të Klan Kosovës marrin vesh se i pari i vendit do të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës rreth orës 17:00.

    Mediat kanë raportuar më herët se Hashim Thaçi do të kthehet sonte në Kosovë, por fillimisht do të aterojë në Tiranë.

    Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë, pas katër ditëve, e ka përfunduar intervistimin në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Thaçi është intervistuar nga prokurorët e kësaj zyre tri ditë nga gjashtë orë, derisa dje ky proces ka zgjatur më shumë se shtatë orë.

    Ai ka folur mbrëmë pas intervistimit ku ka thënë se nëse prokurori dhe gjykatësi vlerësojnë paanshmërisht do të dalin në përfundim se ai nuk e ka kryer asnjë krim.

    “I mbetet prokurorit dhe gjykatësit që ta vlerësojnë me paanshmëri. Nëse vlerësojnë në mënyrë të ndershme lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!