×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ora 2 të natës kalon buxheti në Kuvend, do të jetë mbi 2 miliardë euro

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 2:21

    Me 63 vota për (62 elektronike dhe një me dorë) është votuar Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2020.


    Edhe pse në mesnatë, deputetët u kthyen në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe votuan pro Buxhetit për vitin 2020, raporton Indeksonline.

    Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është gjithsej dy miliardë e 357 milionë euro.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot për të zhvilluar seancën të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 15:00 për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

    Seanca u zhvillua pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje iniciuan një mocion për shmangie nga afatet procedural dhe që të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, propozim ky që u kundërshtua nga partitë e opozitës.

    Pasi që mocioni u votua pa prezencën e opozitës në sallë, u krijua edhe debat mjaftë i zëshëm në mes deputetëve, ku ata të opozitës kritikuan pushtetin për kinse shfrytëzim të gjendjes së jashtëzakonshme për të kaluar buxhetin pa u dhënë mundësi atyre t’i shprehin qëndrimet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!