×
  • Lajme
  • Lajme

    Në orën 14:00 mblidhet Bordi i ri i Telekomit, priten shkarkime

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 12:32

    Bordi i Telekomit i emëruar dje nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka caktuar mbledhje për sot në orën 14:00 për të shqyrtuar pozitat e zyrtarëve të lartë në këtë ndërmarrje.


    Në këtë mbledhje mund të merret vendimi për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefi, shkruan Reporteri.

    Shkarkimi i tij ishte paralajmëruar edhe disa ditë më parë, por me sa duket nuk kishte pasur konsesus të plotë për këtë mes anëtarëve të bordit.

    Mirëpo tani, me shkarkimin e dy anëtarëve të bordit dhe zëvendësimin e tyre me dy të tjerë pritet të ndodhin shkarkime dhe kjo valë mund ta kapë edhe drejtorin Bedri Istrefi.

    Vetë kryeministri Kurti, sonte në një emision televiziv tha se dy anëtarët e shkarkuar të bordit kanë shfaqur një lloj rezistence në trajtimin e keqpërdorimeve të menaxhmenitit.

    Ndërkohë, në orën 13:00, kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, pritet të mbajë konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!