×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Pejë po trajtohen 70 pacientë me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 10:08

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19.


    Përmes raportit 24 orësh të të dhënave të përditësuara rreth gjendjes me coronavirus, Spitali i Pejës bën të ditur se 43 prej pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 janë në oksigjenoterapi dhe 11 janë në gjendje më të rëndë, shkruan Reporteri.net.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile.
    Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
    Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore..
    Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 11 operacione, ndërsa 413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,231 analiza. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!