×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë, Gjakovë e Ferizaj burrat i rrahin gratë

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 11:52

    Është arrestuar një person në qytetin e Gjakovës pasi i njejti ka rrahur gruan e tij.


    Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar, kurse viktika me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

    “Rr. Ali Ibra, Gjakovë 12.02.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar ë strehimore ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Rast i njejtë ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Prishtinë.

    “Viktima femre kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj mashkull kosovar me të cilin është në proces shkurorëzimi është kanosur nga i njëjti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!