Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.
Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Si pasojë e kësaj edhe shumë persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Në ndihmë personave të goditur nga tërmeti në Shqipëri gjatë gjithë ditës u kanë dalë edhe qytetarët e Kosovës. Ata kanë ofruar para dhe kanë hapur shtëpitë e tyre për të prekurat nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin nga viti 1979, shkruan Reporteri.net.
Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është bërë vendtakim për të gjithë qytetarët që duan të dhurojnë ndihma për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Para pak minutash aty janë mbledhur një numër i madh i ndihmave, të cilat më pas do të transportohen për në Shqipëri.
Kujtojmë se Forcat e Sigurisë së Kosovës ndodhen në Shqipëri në ndihmë të autoriteteve shqiptare, dhe Qeveria në largim e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.