×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Spitalin e Gjakovës nuk po trajtohet asnjë pacient me COVID-19

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 10:25

    Javëve të fundit në vendin tonë ka pasur rënie të numri të rasteve të reja me coronavirus e po ashtu edhe numrit të vdekjeve.


    Si rezultat i kësaj situate, edhe në spitale ka pasur rënie të dukshme të numrit të pacientëve të shtrirë.

    Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Spitali i Gjakovës, ku kanë njoftuar se nuk kanë asnjë pacient në trajtim për COVID-19.

    “Lajm i mirë, Sot në Institucionin tonë nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo ditë të jetë kështu. S’bashku e fitojmë luftën”, thuhet në njoftimin e spitalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!