Gazetari Ridvan Berisha ka folur lidhur me krijimin e qeverisë së re së Kosovës.
Ai tha se negociata kanë nisur dhe janë të fokusuara në pakicat jo serbe në Kosovë.
“Kurti ka zhvilluar takime nga zyra e qeverisë dhe u kritikua për këtë. Shihet që ka dakordësim të pakicave jo serbe. Me pakicat jo serbe asnjë qeveri nuk ka pasur problem që të marrë mbështetjen e tyre për votëbesimin e qeverisë në Kuvend dhe nuk besoj që do ta ketë as tani.
Lajm i ri mund të them është se Adem Hoxha, pjesë e listës serbe i cili votoi Vjosa Osmanin 4 vite më parë, tashmë është pro Kurtit. Kjo është parë nga ish-deputet të PD së Kosovës sikur po konfirmohet një nevojë që ka Kurti për t’i shtrirë dorën listës serbe. Nuk dihet ende si do të vijojë por besoj që para 15 prillit Kosova do ta ketë qeverinë e re”, tha Berisha në Euronews Albania.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.