×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna e 15 vjeçares së zhdukur nga Prizreni kërkon ndihmë: E ka mbyll telefonin, nuk kemi kurrfarë lajmi

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 11:25

    Nxënësja 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, është zhdukur nga dita e premte. Qe nga data 22 janar familja nuk ka njohuri për vendodhjen e saj, ndërsa rastin e kanë raportuar edhe në polici.


    Nëna e Gentijanes, Mirdita, tha se vajza është bërë gati për shkollë si çdo ditë, por atë ditë nuk është kthyer në shtëpi. Teksa shton se mësimëdhënësit i kanë thënë se kohët e fundit 15-vjeçarja ka munguar edhe në shkollë.

    “Prej të premtës nuk e kam çikën në shtëpi, u nis me shku në shkollë në orën 07:00 të mëngjesit, por nga ajo ditë nuk e kam më çikën. Pa kurfarë lajmërimi, është bë gati më shku në shkollë…Kurgjë nuk na ka lajmëru, s’e kemi pa që është bë gati hiç. E kam pa që i ka bë gati librat në mbrëmje, përveç atë ditë që s’e kam pa se gjithmonë e shihja kur shkojke në shkollë… Kemi folë edhe me mësimdhënësit e shkollës, ata kanë thënë se kohën e fundit s’ka ardhë hiç në shkollë, disa ditë s’ka ardhë hiç në shkollë”, tha nëna e vajzës së zhdukur për Gazetën Express.

    Tutje, ajo tha se vajza ka pasur telefon por tashmë atë e ka të fikur.

    “Ka pas telefon, po çika e ka mbyll telefonin. E kemi lajmëru edhe në polici, por kurfarë lajmi nuk kemi. Ne nuk e dimë ku është çika…Ne prej të premtës kemi prit, po mbrëmë e kemi hap në Facebook rastin e saj”, përfundoi ajo, teksa i luti të gjithë ata që kanë njohuri për vendodhjen e saj ta lajmërojnë familjen ose policinë.

    Zhdukjen e saj e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaban Osmanollaj tha se policia po vazhdon hetimet për gjetjen e saj.

    “Më 22 janar, rreth orës 07:00 mëngje prindi i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti ka ndodhur në rrugën “Arta” në Prizren. Policia po e heton rastin”, tha ai.

    Ndryshe, familja ka kërkuar që kushdo që ka informacion për vendodhjen e 15-vjeçares të lajmerohen në numrat e telefonit: 044316673 dhe 044191743.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!