×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna i bën thirrje Faton Hajrizit: Nëse sado pak na e ki hatrin, dorëzoju drejtësisë

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 22:11

    Nëna e Faton Hajrizit, Shehrije Hajrizi, i ka bërë thirrje atij që t’i dorëzohet drejtësisë.

    Ajo ka thënë se nuk kishin vërejtur asnjë shenjë se i njëjti po planifikonte të arratisej, tashmë për të nëntën herë.

    “Absolut, bile tha tri ditë e tri netë I kam, po një ditë e një natë e kom lanë mbas një jave me dal apet. Na kurrfarë s’kemi mujt me vërejt absolut”, ka deklaruar ajo.

    Momentin kur e kuptoi për arratisjen e djalit, ajo Shehrija thotë se u shokua.

    “Jam ra në shok”, deklaron ajo.

    Historinë e djalit të saj thotë se e njeh edhe Presidentja Vjosa Osmani, meqë sipas saj, në kohën kur Fatoni ka qenë i mitur, Osmani ka qenë përkthyese.

    “Edhe Presidentja Vjosa Osmani e di shumë mirë ngjarjen e Fatonit se në vitin 2000-2001, edhe derisa u kanë Fatoni i mitur, Presidentja u kanë përkthyese”.

    Në fund, ajo i është drejtuar djalit të saj me një thirrje.,

    “Nëse sado pak na e ki hatrin si prind,  dorëzoju drejtësisë”, ka deklaruar ajo në një intervistë për T7.

    Hajrizi është arratisur për të nëntën herë.

     

    Cilat janë veprat për të cilat gjykata e gjeti fajtor Faton Hajrizin dhe e dënoi më plot 25 vjet burgim?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!