×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e LDK-së: Sondazhet e fundit tregojnë se kemi rritje për 5%

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 23:47

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se nuk janë frikësuar nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, nëse nuk do të zgjidhej presidenti i Kosovës më prill.


    Mjekiqi në Rubikon ka deklaruar se LDK-ja ka një rritje të votuesve sipas sondazheve të fundit që janë duke bërë.

    “Ne nuk iu jemi frikësuar mbajtjes së zgjedhjeve se nuk mund të kemi vota. Sondazhet që jemi duke i realizuar janë duke e paraqitur më mirë LDK-në se sa në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

    “Sipas sondazheve kemi një rritje prej pesë përqind të votuesve, ne do të kemi një rritje në zgjedhjet tjera”, ka thënë Mjekiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!