Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku thotë se LDK i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se oferta e VV-së që nga fillimi kishte qenë e balancuar, mirëpo, ishte refuzuar nga LDK-ja, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Ajo që është e dhimbshme tani, është fakti se propozimi nga ana jonë për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar, përfshi edhe një figurë, siç po e quajnë përfaqësuese. Pra, respektim i konstituimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet dhe vullneti qytetar, Kuvendi dhe Qeveria.
Por, JO! Refuzim.
Kërkesa për President konsensual, kur vjen koha, ishte e papranueshme për palën tjetër!
Pra, as nga VETËVENDOSJE e as nga LDK, por një qytetar me përkrahje të gjerë.
Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha.
#kohadheshansetehumbura (Mos)#marrëveshja.
https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3399536880119542
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.