×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënoficeri i FSK-së që vdiq sot ishte ushtar i UÇK-së

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 13:31

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi se ka vdekur nënoficeri i saj Baki Ejupi.


    FSK njofton se ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

    “Sot ndërroi jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Kapter Baki EjupiMinistria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.
    Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.
    Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.

    Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!