×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / 24 muaj

    Nënshkrimi i kontratës 12 milionëshe për Stadiumin e Gjilanit, Kurti: Të nisin punimet sa më parë

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 22:37

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për Stadiumin e Gjilanit.

    Kurti ka thënë se ky është lajm shumë i mirë për sportin, qytetin e shtetin, teksa ka bërë thirrje që punimet të nisin sa më parë, shkruan Reporteri.net.

    “Punët e mira dhe të mbara, vetëm vonim se shpëtim nuk kanë. Stadiumi i Gjilanit po bëhet. Lajm shumë i mirë për sportin, qytetin e shtetin. Edhe për Lojërat Mesdhetare 2030. Le të nisin punimet sa më parë!”, ka shkruar Kurti.

    Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Daulina Osmani, ka thënë se vlera e investimit është 12 milionë e 783 mijë e 110 euro.

    Sipas saj, punimet pritet të përfundojnë brenda 24 muajve.

    “Projekti ka hyrë në binarë të qartë dhe do të ndiqet me përkushtim nga MKRS dhe të gjithë akterët përkatës”, ka shkruar ajo.

    Për nënshkrimin e kontratës ka njoftuar sot Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./Reporteri.net

    Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit, Hyseni: Shumë shpejt nisin punimet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!