×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet koalicioni gjithëshqiptar në Bujanoc, serbët mbesin në opozitë

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 14:21

    Partitë shqiptare në komunën e Bujanocit kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, shkruan Reporteri.


    Liderët e partive shqiptare  në selinë e PD-së kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion që u jep atyre shumicën në Kuvendin Komunal.

    Sipas kësaj marrëveshje, shqiptarët në Bujanoc pritet të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal.

    Me këtë në opozitë do të mbetet SNS e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Kryetar i ri i Bujanocit do të jetë Nagip Arifi partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e fundit, ndërkaq PVD pritet ta ketë kryetarin e Kuvendit.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministri i Jashtëm Shqiptar, Gent Cakaj. Cakaj ka falënderuar liderët e Luginës që janë bërë bashkë edhe një herë.

    Postimi i tij:

    Miq, miq, miq:

    NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS ??❤:

    Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicësh shqiptare.

    Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!
    Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

    URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!

    / Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!