×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e objektit të Kryqit të Kuq në Vushtrri

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 15:32

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se bashkë me kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i objektit për nevoja të Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Vushtrri”.

    “Me përfundimin e punimeve, punëtorët e Kryqit të Kuq që janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve vushtrrias do të kenë një objekt me kushte më të mira për punë”, tha kryetari Idrizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!