×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Skenderaj

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 22:21

    Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në kryqëzim rruge në Skenderaj.


    Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku lëndime kanë pësuar nëntë persona.

    Aksidentin në fjalë për Reporterin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

    “Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00, aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rruge në Skenderaj. Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Skenderaj, më pas janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net

    Ndërkaq ditëve të fundit numri i aksidenteve ka qenë i lartë, ku sipas statistikave, 300 persona kanë vdekur këto dy vite në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!