×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse keni bërë plane, atëherë moti me shi mund t’ua anulojë ato

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 20:10

    Ashtu siç ka nisur, edhe kjo javë parashikohet të jetë me reshje shiu e dëbore në vendin tonë.

    Sipas Prishtina Weather ditën e martë do të jetë ftoftë, kryesisht vranët dhe me erë.

    Kohë pas kohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.

    Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes pritet të jetë e mërkura.

    Të enjten pas mëngjesit me ngrica, ditën vranësirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

    Dita e premte kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

    Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten. Edhe temperaturat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

    Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

    Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mes javë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!