×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nese nuk vij sivjet atëherë shihemi në ndonjë vend të bukur”, avokati Koci e publikon bisedën e fundit me poetin Bajraj

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 22:05

    Avokati Arianit Koci ka publikuar bisedën e fundit që pati me tashmë të ndjerin, Xhevdet Bajraj, i cili jetonte dhe vepronte në Meksikë.

    “Nese nuk vij sivjet atehere shihemi ne ndonje vend të bukur”, ishin fjalët që poeti i ndjerë ia kishte thënë Kocit.

    Ky i fundit, në postimin e tij në Facebook tha se “E paska ditë! Nuk ka dashtë me na mërzitë, sa ishim në Meksikë”, transmeton Reporteri.net.

    Koci e Bajraj shihet se kanë shkëmbyer edhe disa fjalë për gjendjen shëndetësore të poetit teksa avokati Koci ka treguar se Bajraj çdo verë e kalonte në vendlindje sa ishte gjallë.

    Postimi i plotë:

    Ndryshe, sot ka vdekur poeti me famë edhe jashtë Kosovës, Xhevdet Bajraj.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

    “Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

    Poeti Bajraj ka lindur në vitin 1960. Ai është nga qyteti i Rahovecit, ku e ka kaluar edhe një pjesë të jetës së tij. Në kohën e luftës në Kosovë, ai u largua për në Meksikë, ku jetoi dhe veproi deri në ditët e fundit të jetës së tij.

    Bajraj ka disa botime me poezi në gjuhën shqipe dhe atë spanjolle, e cila është gjuhë edhe e Meksikës ku ai jetoi për më shumë se dy dekada. /Reporteri.net/.

    Memli Krasniqi për vdekjen e poetit Bajraj: Sa e vështirë të gjej fjalë për të shprehur dhembjen time

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!