Prishtina Weather ka njoftuar se një vorbull ciklonike që po kalon nga deti Jon dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, gjatë ditës së sotme kanë sjellur koncentrime të vogla të pluhurit shkretinor mbi rajonin tonë.
Ky pluhur mund të vërehej mëngjesin e sotëm në sipërfaqe të hapura i cili në kombinim me riga lokale shiu ka rënë edhe në sipërfaqe tokësore, shkruan Reporteri.
Sipas Prishtina Weather, krahasuar me pluhurin që depërtoi muajin e kaluar, koncentrimet e sotme ishin shumë më të ulëta, mirëpo lidhja me pikat e shiut ka bërë të mundur që pluhuri të vërehej më shumë si p.sh. në vetura apo objekte tjera të jashtme.
Kujtojmë se tërë java në vendin tonë ka qenë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.