×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër dhe pasnesër përsëri shi e ftohtë në Kosovë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 19:12

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë dy ditët e ardhshme.


    “Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat ishin prezent ditëve të fundit, janë duke u zhvendosur drejt veriut të kontinentit, për t’u zëvendësuar me masa të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte, vende-vende do të sjellin reshje të dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, shkruan Reporteri.net.

    Mëngjesi i së mërkurës, thuhet tutje në njoftim, parashihet të jetë ndjeshëm i ftohtë pasi që merkuri në termometër do të shënoj vlera rreth zeros.

    “Kjo si pasojë e prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu. Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

    Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius.

    “Kjo situatë termike nuk do të ndikoj negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare”, thuhet në fund të njoftimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!