Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka njoftuar se nesër do të dorëzojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vazhdojnë të kërkojmë realizimin e plotë të të drejtës së tyre, siç ka thënë ai të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.
Berisha ka njoftuar se përmes Gjykatës Kushtetuese synojnë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian, një e drejtë legjitime e përcaktuar nga vota e komunitetit egjiptian dhe ligjeve në fuqi.
“Po ashtu ankesën tonë në të njëjtën ditë rreth orës 13:30 do e deponojmë në zyrën e Avokatit të Popullit ku bazuar edhe në mandatin e tij do të kërkojmë identifikimin veprimeve diskriminuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka njoftuar Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.