×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahet seancë në Kuvend, këto janë pikat e rendit të ditës

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 20:52

    Të enjten do të mbahet seancë plenare në Kuvend me fillim nga ora 10:00, ku 13 pika janë në rend të ditës.


    Në mesin e tyre do të jetë Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2020 mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Po ashtu do të jetë në rend edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

    Rendi i ditës

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

    Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!