×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mos dilni pa çadër, parashikohet shi e bubullima

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 22:45

    Të enjten më ftohtë me shi dhe bubullima. Nga fundjava përmirësim i motit me temperatura në rritje. Javën e ardhshme edhe mbi 30C.


    19.05.2021 – Kalimi i një sistemi frontal sonte mbi vend sjell mot më të ftohtë e me shi ditën e enjte, që gjatë ditës do të shoqërohen edhe me bubullima. Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe të premten në mëngjes, e deri të premten në mbrëmje vranësirat pritet të shpërndahen.

    Nga fundjava parashihet përmirësim i motit e temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme edhe mbi vlera mesatare, madje nga java e ardhshme edhe mbi 30C, kjo sipas parashikimeve të fundit.

    Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira.

    Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, e në fundjavë në kushte të motit më të kthjellët, edhe në shumë të larta, e në këto raste preferohet ekspozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

    20.05 – Më ftohtë. Herët në mëngjes me reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vranësira dhe me rrebeshe shiu dhe bubullima. Reshje shiu vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje.

    21.05 – Herët në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vranësira dhe intervale me diell, por pa të reshura.

    22.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

    23.05 – Kryesisht me diell e shumë ngrohtë.

    24.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Herë herë me vranësira kalimtare.

    Temperaturat e ajrit të enjten pësojnë rënie, e nga fundjava me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin deri në 6C të shtunën, e më pas deri të hënën rriten në 10C, ndërsa maksimalet nesër zbresin deri në 16C, por nga fundjava në rritje deri në 27C, e të hënën edhe deri në 30C.

    Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-13m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-12m/s.

    Shtypja atmosferike pasi pëson rënie të enjten, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera mesatare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!