×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mot i nxehtë, mësoni kur do fillon shiu

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 21:47

    Nesër në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, edhe pse mund të ketë ulje të lehta të temperaturave, prapëseprapë mbetet mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore.


    Nesër në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të jetë pak më freskët se sa sot.

    Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shfaqje të vranësirave në veri të rajonit tonë, ndërsa kthjellimet do të vazhdojnë në jug . Do të vazhdojë të jetë relativisht nxehtë.

    Nga e mërkura pritet destabilizim i motit. Do të kemi shtim të vranësirave të cilat nga Kosova do të shtrihen gradualisht në tërë rajonin. Priten ulje të temperaturave dhe reshje të dobëta shiu në disa rajone në Kosovë, kurse në viset tjera edhe e mërkura do të mbetet kryesisht e thatë.

    Të enjten në tërë rajonin do të kemi mot plotësisht të vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore do të ketë reshje bore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!