×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër ndryshon sërish orari i qarkullimit, mësoni kohën kur mund të dilni

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 9:20

    Nesër ndryshon sërish orari i qarkullimit, mësoni kohën kur mund të dilni.


    Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin e ri të lëvizjes 90 minutëshe të qytetarëve.

    Ky orar ka filluar së zbatuari nga nesër (27 prill) dhe do të vazhdojë për tre ditët e ardhshme.

    Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në 90 minuta u mor nga Ministria e Shëndetësisë më 14 prill, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koroanvirusit.

    Sipas këtij vendimi të MSH-së, gjoba për persona fizikë nëse e shkelin këtë vendim është prej 1,000 deri në 2,000 euro dhe prej 3,000 deri në 8,000 euro për personat juridikë.

    Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 731 raste pozitive me koronavirus, 165 prej të cilëve janë shëruar dhe 20 të tjerë kanë ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!