×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër nëse qëlloni në Gjilan, mund të hani bakllava falas

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 14:48

    Gjilanasit do të shpërndajnë bakllavë, si mirëseardhje për muajin e Ramazanit.


    Nesër në qendër të qytetit të Gjilanit, më konkretisht tek rruga Bulevardi i Pavarsisë pranë përmendores së Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, do të servohet bakllava e quajtur si Bakllava e Ramazanit.

    Rreth 2 mijë copë bakllavë dhe pije freskuse pritet të shpërndahen për kalimtarët e rastit të Shtunën me datën 4 Maj 2019 duke filluar nga ora 14:00. I tërë ky organizim ka për qëllim mikpritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky që sjell atmosferë ngrohtësie në qytetin tonë. Kalimtarët e rastit gjithashtu kanë mundësi ta marrin edhe Vaktinë e Ramazanit.

    Organizimi i tërë kësaj ngjarje do të mundësohet nga një grup djelmoshash vullnetmirë të Gjilanit nën mbështetjen e disa kompanive lokale. Për organizimin e kësaj ngjarje është marrë leja për shfrytëzimin e hapësirës publike nga komuna e Gjilanit./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/bakllavaeramazanit/photos/a.353769615486613/353768592153382/?type=3&permPage=1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!