Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Zyrës së Presidencës.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.”, thuhet në njoftim, përcjell Reporteri.net.
Dritan Abazoviq po qëndron në vizitë tre-ditore në Kosovë, sot, në ditën e dytë ka takuar kryeministrin Albin Kurti.
Abazoviq u takua edhe me krerët opozitarë, Lumir Abdixhiku, LDK dhe Memli Krasniqi PDK./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.