Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 1 mijë e 400 vendvotimeve, proces ky që pritet të përmbyllet nesër.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Reporterin ka bërë të ditur se kanë mbetur vetëm edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe se ky proces pritet të marrë fund të dielën.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri të shtunën në ora 16:00, janë rinumëruar 1307 vendvotime.
“Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e diele) deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime. Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89%”, ka thënë Elezi për Reporterin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.