×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër protestë para Rektoratit, kërkohet dorëheqja e Ardian Kastratit

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 23:06

    Disa aktivistë nesër do të protestojnë kundër gjuhës seksiste të profesorit dhe deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati, që përdori një fragment të Faik Konicës për të satirizuar me Vjosa Osmanin pas zgjedhjes së saj presidente.


    “Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit”, ka njoftuar aktivisti Rron Gjinovci.

    Të njëjtin njoftim e ka bërë edhe Liridona Sijarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!