×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 22:20

    Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës do të organizojë disa aktivitete.

    Këto aktivitete do të organizohen së bashku me OVL,SHFD dhe SHIL të UÇK-së.

    Fillimisht do të mbahen homazhe në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Velani duke filluar nga ora 10:00.

    Në ora 10:30 bëhen nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

    Nga ora 10:45 – Aksion për dhurim gjaku në sheshin “Zahir Pajaziti” ndërsa në 11:30 – Homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makovc.

    Duke filluar nga ora 13:00 – Tubimi qendror-tradicional “Epopeja e UÇK-së” në Marec dhe aktivitetet mbyllen në ora 17:00 ku mbahet Ceremonia për ndarjen e 71 mirënjohjeve për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Prishtinës – Salla e Kuvendit Komunal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!