×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Presidentit slloven në Prishtinë, kjo është agjenda e takimit me homologen e tij në Kosovë

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 19:57

    Ashtu edhe siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Online “Reporteri.net”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me presidentin slloven Borut Pahor.


    Kurse, sot përmes një komunikate për media, është publikuar agjenda e presidentes Osmani për ditën e nesërme.

    Takimi mes Osmanit dhe preisdentit Sllovak do të fillojë në ora 16:00.

    Ndryshe, sot gjatë ditës, Reporteri.net raportoi se nesër Kosovën, do ta vizitojë Presidenti i Sllovenisë, Borut Pohar.

    Njoftimi i plotë i Presidences:

    Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (13 maj 2021)

    Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

    Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.

    Vendi: Kabineti i Presidentes;

    (P. S Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)

    Mirëpresim ekipet tuaja!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!