Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin do të diskutojnë rreth idesë për planin qeverisës.
“Pra nesër do të takohem me z. Mustafen dhe ne duhet të ecim me shpejtësi tash drejtë formimit të Qeverisë sepse do të bëhet certifikimi i rezultateve. Unë besoj se duhet të diskutojmë dhe besoj se është mirë që t’i diskutojmë të gjitha sepse në fillim të javës së ardhshme do të bëhet certifikimi i rezultateve dhe është mirë që mos të humbim kohë”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se nuk është e thënë që t’i mbyllin temat, por është koha t’i hapin ato”, tha Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.