Dritan Abazoviq edhe zyrtarisht është mandatuar për kryeministër të Malit të Zi, dhe nesër kabineti i tij, do të votohet në parlamentin malazez. Përveç tij, në qeverinë e re malazeze do të jenë edhe dy shqiptar të tjerë, për të drejtuar resorë ministrorë.
Qeveria e Abazoviqit do të ketë gjithsej 18 ministri, ku dy prej tyre do të drejtohen nga ministra shqiptar.
Marash Dukaj do të drejtojë ministrinë e Administratës Publike. Ai është i lindur në vitin 1985 në Tuz, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërsa ministria tjetër që do të drejtohet nga një shqiptar, është ajo e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, ku ministër është caktuar Fatmir Xheka. Ai ka lindur në Tivar më vitin 1975. Xheka ka qenë ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, e edhe deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.